Holbrooke, Thaci: Humbje e një miku
14/12/2010 12:10
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci i ka shprehur ngushëllimet e tij presidentit amerikan Barack Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, për ndarjen nga jeta të Richard Holbrooke, i njohur si diplomati i hekurt.
Në mesazhin e tij, Thaci është shprehur se Holbrooke ka qenë një diplomat me rëndësi të madhe në nivel botëror, që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për paqen në Kosovë.
“Për qytetarët e Kosovës vdekja e Richard Holbrooke është humbje e një miku dhe e një zëri mbrojtës të interesave të Republikës së Kosovës”, është shprehur Thaci.
Holbrooke ndërroi jetë mbrëmjen e djeshmë në Uashington, për shkak të një problemi në aortë, që e kishte cuar në tre ndërhyrje kirurgjike.
Top Channel