
Pas publikimit të këtij raporti në edicionin online pasdite vonë të “The Guardian” ka reaguar qeveria e Kosovës.
Përmes një njoftimi për mediat, ajo shprehet se pretendimet e botuara në “The Guardian” janë hetuar disa herë nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare dhe në të gjitha rastet është konstatuar që deklarimet e tilla kanë qenë të pabazuara në fakte dhe të konstruktuara me qëllim të dëmtimit të imazhit të Kosovës dhe të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për më tepër, vion deklarata e qeverisë, është e papranueshme që shpifjet e nje anëtari të Asamblesë Parlamentare të Këshilit të Europës të paraqiten si opinione të vetë institucionit, i cili nuk ka të bëjë me raportin e cituar.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Hashim Thaçi, thuhet në deklaratë, do të ndërmarrin të gjithë hapat dhe veprimet e nevojshme për të kundërshtuar shpifjet e Dik Martit, duke përfshirë edhe rrugët ligjore dhe politike.
Top Channel