Përfaqësuesit e subjektit politik Vetëvendosje deklarojnë se do të presin deri në përfundimin e procesit të numërimit për të dhënë qëndrimin e tyre. 

Duke folur në një konferencë për media të pak minutave më parë, përfaqësuesit thanë se nga eksperienca e herëve të tjera ka rezultuar se edhe në procesin e numërimit ka manipulime, ndaj ata do të vazhdojnë ta monitorojnë deri në fund.

Sipas drejtuesve të Vetëvendosjes, është një akt jo i mirë i Partisë Demokratike të Kosovës që nis festimet, në një kohë kur rezultatet zyrtare paraprake nga Komisioni Qendror te Zgjedhjeve nuk janë dhënë ende.

Ndërkohë ata kanë shprehur shqetësimin për incidente në tri qendra në Mitrovicë, kur aktivistë të PDK-së kanë penguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ndërsa në Malishevë tre aktivistë të vetevendosjes janë kërcënuar nga një person.

Top Channel