
Deputeti i PDK-së, Blerand Stavileci ka shprehur bindjen e tij se rezultatet paraprake të dhëna pak më parë nga KQZ, që e nxirrnin këtë parti fituese, do të konfirmohen.
“Këto janë rezultate preliminare por që nuk do të ndryshojnë shumë nga ato përfundimtare”, ka pohuar Stavileci.
Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, ai ka theksuar se ky rezultat konfirmon bindshëm pozicionin fitues të PDK-së, që sipas tij këtë herë ka marrë më shumë mbështetje se në zgjedhjet e kaluara.
“Është një fitore shumë bindëse, me rreth 10 për qind mbi partinë e dytë. Është një fakt i pamohueshëm që PDK ka fituar zgjedhjet”, ka shtuar Stavileci.
Nga të dhënat paraprake të publikuara pak më parë nga KQZ rezulton se partia e Hashim Thacit kryeson me 33.5 për qind të votave.
Top Channel