
E përditshmja britanike “Daily Express” krtitikon ashpër vendet e Bashkimit Europian për ndihmën prej 1,1 miliard eurosh vënë në dispozicion të vëndeve si Shqipëria, që janë ende shumë larg aderimit në familjen Europiane.
Editori politik i kësaj gazete, Macer Hall shkruan se Shqipëria, e zhytur në varfëri, do të përfitojë gjatë pesë viteve të ardhëshme 320 milionë euro, pavarsisht se për momentin nuk po zhvillon negociata për aderim në BE.
“Ti japësh miliona euro vendeve si Serbia dhe Shqipëria për të luftuar korrupsion, ky është një hap shumë i madh nga Bashkimi Europian, që njihet si një organizatë e korruptuar. Është skandaloze t’i jepen këto para Shqipërisë kur me mijëra familje në Britani janë duke vuajtur financiarisht”, ka deklaruar për “Daily Express” eurodeputeti britanik William Dartmouth.
Duke i cilësuar nënpunësit e Brukselit si burokratë, “Daily Express” shkruan se janë miliarada euro të takspagusve që do t’i shkojnë Shqipërisë, Turiqisë, Bosnjës, Malit të Zi, Kroacisë dhe Serbisë, të cilat mund t’i bashkohen BE-së në një kohë ende të paparashikuar.
Skepticizmi i kësaj gazete britanike është legjitim, pasi në të shkuarën historia e financimeve europiane në Shqipëri është e errët, pasi pjesën më të madhe të luanit nga këto fonde e marrin po vetë ekspertët e BE-së, që për një ditë këshillim të këtyre projekteve paguhen mijëra euro nën të ashtuquajturën asistencë teknike e projektit.
Një zyrtar i Komisionit Europian ka deklaruar se kjo ndihmë për këto vende ndihmon indirekt Bashkimin Europian.
Top Channel