LDK: Jo koalicion me PDK-në
13/12/2010 11:30
Lidhja Demokratike e Kosovës pret publikimin e rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas Telegraf ka qene sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri, ai i cili ka theksuar se në Skënderaj dhe në Drenas ka patur manipulime.
LDK-ja gjatë ditës do të përpunojë raportet nga vëzhguesit dhe komisionarët për të dalë me shifra të sakta.
LDK-ja po ashtu sqaroi se nuk do të pranojë ofertën për koalicion qeverisës nga Partia Demokratike, nëse nga kjo forcë politike vjen kjo kërkesë.
Top Channel