Kroacia kërkon ekstradimin e Sanader
13/12/2010 19:45
Kroacia ka kërkuar nga Austria që t’i dorëzojë ish-kryeministrin Ivo Sanader, i cili akuzohet nga drejtësia e vendit të tij për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë kroate, sipas të cilave llogaritë bankare të Sanader dhe anëtarëve të familjes së tij janë bllokuar gjatë ditës së sotme.
Aktualisht Sanader gjendet në burgun e Salzburgut, në Austri, ku u arrestua pak ditë më parë në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar.
Top Channel