Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyn për disa orë shpalljen e rezultateve paraprake të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. 

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka njoftoi se të hënën në mëngjes do të informojë kohën se kur do të shpallen rezultatet.

“Jemi të detyruar ta ndjekim procedurën dhe pa pranuar fizikisht formularët apo format e përputhjes së rezultateve, ne nuk mund të dalim me rezultate”, tha Daka.

Top Channel