Ka rënë atmosfera festive e nisur pak pas përfundimit të votimit në zyrat e Lidhjes Demokratike në Prishtinë.

Në zyrat e kësaj partie ka rënë heshtja, dhe asnjë zyrtar nuk pritet të dalë më para mediave, të paktën para se të nisë dita e sotme.

Vëzhguesit e LDK-së kanë nxerrë një sërë rezultatesh ku kjo parti kryeson në Obiliq, Prishtinë, Fushë-Kosovë,  në Pejë ka marrë 28 përqind, ndërsa në Suharekë e Prizren nuk është parti e para. Sipas të dhënave të vëzhguesve të LDK-së, partia ka marrë rreth 4 mijë vota më shumë në krahasim me vitin 2007.

Më herët nga selia e kësaj partie, kryetari Isa Mustafa bëri thirrje për qetësi e vetëpërmbajtje për të pritur rezultatet zyrtare nga ana e KQZ-së.

Top Channel