Dell: Parregullësi në Skënderaj e Drenas
13/12/2010 17:50
Ambasada amerikane në Prishtinë ka vlerësuar se në disa zona të Kosovës ka pasur parregullësi gjatë procesit zgjedhor.
Sipas një komunikate për shtyp, konstatimet janë bërë nga vetë ambasadori Christopher Dell, i cili ka vëzhguar zgjedhjet në 17 vendvotime.
Sipas komunikatës, Dell ka qenë i pranishëm në komunat e Drenasit, Gjakovës, Decanit, Pejës, Klinës dhe Skënderajt, ku ka parë nga afër procesin e numërimit në shkollën “Hamëz Jashari”.
“Fletët e votimit në kuti tejkalonin nurmin e personave që kishin firmosur në regjistrin e votuesve. Ne e kemi kuptuar se ka pasur edhe raste të tjera parregullësish që kanë ndodhur në Skënderaj dhe Drenas”, ka deklaruar Dell përmes komunikatës.
Top Channel