Barbaria mbi pyjet vazhdon…

13/12/2010 20:15

Disa banorë të një qyteze në periferi të Mynihut, në Gjermani, janë nisur në mënyrë kolektive për të prerë bredhin e Krishtlindjeve. Zona ku ata do të presin pemën është përcaktuar më parë nga autoritetet dhe secili prej këtyre njerëzve ka në xhep një letër, me vulën e autoriteteve, që është leja për të prerë pemët simbol të festës.

Ndërsa banorët e zonës kufitare të Prespës në Shqipëri, pa asnjë leje në xhep, me dhjetra e qindra kafshë, çdo ditë të muajit e çdo muaj të vitit futen në parkun kombëtar të Prespës dhe presin pemët duke shkatërruar pasurinë natyrore të këtij vendi.

Kudo në Shqipëri nga veriu në jug, masakra mbi pyjet ka mëse 20 vjet që nuk sheh të ndalur. Zona të tëra po zhvishen çdo ditë nga abuzuesit e shumtë që në shumicën e rasteve gjatë punës së tyre nuk hasin në asnjë pengesë, përkundrazi ata që duhet të jenë mbrojtësit e pyjeve janë kthyer shpesh në bashkëpuntorët më besnikë. Në një masakër mjedisore që shumë shpejt do të jetë e pariparueshme.

Parku kombetar i Prespes eshte shpallur vetem ne vitin 99, pasi ne periudhen e komunizmit jo cdokush mund te shkelte ne kete zone kufitare. Sot ai eshte nder oazet me te rendesishem jo vetem te mjedisit shqipetar, por edhe te gjithe Ballkanit. 30 perqind e flores se te gjithe vendit gjendet historikisht ne kete zone.

Por pertej se shkuares, parku kombetar i Prespes ka nisur sot te cngjyroset me shpejtesi.

Qe ne oret e para te mengjesit, nje lukuni e pafundme njerezish me mushka, kuaj e gomere ngjiten ngadale drejt zonave ende te pyllezuara te parkut kombetar. Rruga e ngushte dhe shtrirja e pyjeve te dushkut ne vende ku makinat e tonazhit te rende nuk mund te hyjne, ka bere qe ne kete zone gjithcka te kryhet vetem me ndihmen e kafsheve.

Ushtria barbare e perbere nga burra e gra, nga fshatrat e Prespes, por edhe nga shume zona te tjera, shperndahet ne pika te ndryshme duke e bere te pamundur qe t’i ndjekesh te gjithe. Nje miks mes banoreve qe i perdorin per ngrohje te shtepive e lokaleve, e te tjere qe i perdorin per tregeti ne rrugen nacionale qe te con drejt Korces. Mes shtigjeve te ngushta dallohen abuzuesit e shumte. Vende, vende puna eshte e ndare, burrat presin pemet, ndersa grate i transportojne me kafshe per t’u rikthyer serish per nje rruge te dyte e me pas nje te trete. Te tjere e kryejne vete kete itenerar.

Ne sfond diku larg ne majat ku ndodhen edhe pemet me te medha degjohen me veshtiresi sharrat qe punojne pa pushim. Nderkohe qe karvanet e kafsheve te ngarkuara vazhdon parakalimin.

Nje numer impresionues prej me shume se 150 kafshesh, siç na thote nje banor, bejne kete rruge çdo dite, nje pjese e tyre edhe disa here, pjesen me te madhe arrijme t’i dallojme edhe ne. Shumica te ndare ne grupe i drejtohen shtegut qe te nxjerr nga parku kombetar. Karvanet dhe njerezit qe i shoqerojne kalojne me nje qetesi me shume se te cuditshme. Fitimi per ngarkesen e cdo kafshe eshte 30 mije leke te vjetra, nje llogari qe humbet shpejt teksa numri i mushkave behet thuajse i pallogaritshem. Kesaj panorame shkaterrimtare nuk mund ti mungojne as gjahtaret, te cilet ashtu si sharrtaret gjuajne edhe pse ne park kjo gje eshte e ndaluar

Pas pak gjerat fillojne te qartesohen. Policia e sherbimit pyjor me nje makine te mbushur edhe ajo me dru, ndodhet vetem disa qindra metra nga shtegu ku kalojne karvanet e mushkave. Pakti mes tyre dhe abuzuesve qe largohen te pashqetesuar tashme behet mese i qarte.

Ne parkun kombetar te prespes investojne ne projekte shume organizma nderkombetare si PNUD-it apo agjencia holandeze per zhvillim, por edhe kjo nuk ka mjaftuar qe organet kompetente shqiptare te garantojne mbrojtjen e tij. Ky park qe ka edhe siperfaqen me te madhe ne vend e ku sot po kryehet kjo masaker per te gjithe faunen dhe floren e kesaj zone, eshte vetem njeri prej hallkave te nje zinxhiri te gjate parqesh kombetare dhe jo vetem qe sot po rripen e shkretohen nga abuzuesit. Duke nisur nga parku kombetar i Lures, dikur nje perle e natyres shqiptare

Sot nje oaz i shperfytyruar ku mbizoterojne cungjet e pemeve te prera e liqenet qe jane kthyer thuajse ne pellgje te krijuara pas shiut. Permbi to qendrojne te zgjedhur vendore e njerez prane tyre, ku sigurisht nuk mungojne edhe policet pyjore te rradhes, te cilat ne kembim te nje zarfi lejojne kete masaker te paprecedent.

Ne pyjet e parkut kombetar te Germenjit, e te gjithe zones se Ersekes, prerjen e pyjeve e bejne ne konflikt te hapur interesi pikerisht ata njerez te cileve qeveria u ka dhene pyje ne administrim. Tre kryetare komunash te zgjedhur nen siglen e Partise Demokratike, njekohesisht pronare sharrash, si Vasil Rrushi, kreu i komunes Barmash, Arjan Dhimo, kreu i komunes Çlirim dhe Flamur Bilo, kryetari i komunës Mollas. Te tre te marre nen hetim vetem pas fakteve te sjella ne Top Channel pak jave me pare. Asgje nuk ndryshon edhe ne parkun kombetar te Drenoves, ku histeria e abuzuesve e ka kthyer kete zone ne nje punishte gjigande ku pemeve te prera u merret lenda e nevojshme per ndertim, ndersa pjesa tjeter qe eshte edhe me e madhja shkon dem.

E keshtu me rradhe ne cdo cep te Shqiperisë.

Gjate kohes se diktatures komuniste prollogariteshin rreth 1 milione hektare pyje, shumica e te cileve sot jane krejtesisht te zhdukur. Mjafton ti hedhesh nje veshtrim zonave te paraqitura ne harte me ngjyre te kuqe ku pyjet jane prere, djegur apo demtuar per te kuptuar se sot Shqiperia gjendet ne nje situate te vertete alarmi mjedisor.

Ne fakt ajo qe po ndodh ne te gjithe vendin eshte nje masaker qe po behet e pakthyeshme e cila prej 20 vitesh nuk ndalet e ku shteti po kryen thjesht rolin e vezhguesit, teksa Shqiperia po lengon perballe kesaj barabarie mjedisore. Ashtu si flora edhe fauna ka marre rrugen drejt shkaterrimit te plote, ku kafshet pothuajse jane zhdukur nga pyjet e rrjepura prej kolonive te abuzuesve. E ne kete situate mbetet vetem shpresa, pasi natyra ka nisur te jape nga Shkodra shenjat e para te forta te hakmarrjes se saj.

Top Channel