LDK-ja nuk i ka pranuar rezultatet e dhëna të Qendrës për Studime Humanistike “Gani Bobi”, që ka dalë me rezultate të Exit Poll-it, ku vlerësohet se PDK ka fituar 31 për qind të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Sipas zëdhënësit të LDK-së, Arben Gashi rezultatet do të jetë të kundërta nga ato që i ka dhënë “Gani Bobi”. “Kemi tendencë shumë të mirë. Në bazë të 20 mijë votave të numëruara në terren nga vëzhguesit dhe komisionarët tonë kemi informata se jemi duke prirë në këto zgjedhje”, tha Gashi.

Ai ka thënë se këto rezultate të prezantuara nga “Gani Bobi” nuk kanë shtrirje të Exit Poll-it në tërë territorin e Kosovës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta