Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë do të publikohen ditën e hënë në mëngjes.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e cila u ka drejtuar edhe një apel qytetarëve kosovarë.

“Ftoj qytetarët të dalin masivisht në votime. Me votimet në këto zgjedhje të tregojmë se Kosova është një shtet demokratik”, ka deklaruar Daka.

Ndërkohë, zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë u kanë bërë thirrje politikanëve të këtij vendi që të qendrojnë larg qendrave të votimit.

Top Channel