Kreu i zyrës së shtypit në qeverinë serbe, Milivoje Mihajlovic ka ripërsëritur qendrimin e Beogradit se, nuk janë plotësuar kushtet që serbët e Kosovës të dalin nesër në zgjedhje.
Mihajlovic ka theksuar se ky qendrim i qeverisë serbe është i qartë për këdo që dëshiron të merret me politikë.
“Nuk është mirë që ndonjë anëtar i ndonjë partie të kërkojë alibi nga qeveria për pjesëmarrjen apo mospjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje”, ka deklaruar Mihajlovic.
Ai ka nënvizuar se Serbia nuk u ka bërë një apel direkt serbëve të Kosovës, pasi është një shtet me koalicion demokratik, “i cili nuk mund t’iu ndalojë njerëzve të merren me politikë”.
Mihajlovic ka shtuar më tej se zgjedhjet nuk duhet të bëhen shkak për polemika, keqkuptime, ndarje apo tensione.
Top Channel