Shkupi ndihma për Shkodrën

11/12/2010 15:50

Shkupi do të dërgojë në Shkodër ndihma teknike.

Kështu është vendosur në një seancë urgjente të qeverisë së Maqedonisë ku është diskutuar situata e krijuar nga përmbytjet në vend dhe rajon.

“Duke analizuar situatën në Maqedoni konstatuam se në këtë moment jemi të gatshëm që Drejtoria për Shpëtim të ndërhyjë edhe në Shqipëri dhe kemi miratuar një vendim që atje të dërgojmë një ekip që do të jetë i pajisur me dy barka gome dhe me 6 pompa për pompimin e ujit”, u shpreh Abdylaqim Ademi.

Përkundër kësaj ndihme, Maqedonia nuk po tregon gadishmëri për të zvogëluar lëshimin e ujit përmes Drinit të Zi, ndonëse niveli i Liqenit të Ohrit nuk është në pikën kritike.

Aktualisht në digën e Drinit të Zi janë të hapura katër porta dhe rrjedhin 30 metër kub ujë/sekondë.

Aktualisht Liqeni i Ohrit është 15 cm nën kuotën e caktuar maksimale.

Top Channel