
Karitasi shqiptar ka dërguar ndihma ushqimore dhe veshmbathje sot në zonët e përmbytura të Nënskodërs në Obot dhe Dajç të Bregut të Bunës.
Janë rreth 3 mijë ton ndihma që Karitsasi ka shpërndarë që në fillim të këtij muaji në zonat e përmbytura të Shkodrës dhe në zona të tjera të Shqipëisë, ndihma që po vazhdojë të shperndahen.
“Ndarja e ndihmave ka filluar që para një muaji kur filloi përmbytja e parë në Fushë Krujë. Deri tani janë shpërndarë mbi tre mijë ton ndihma ushqimore”, u shpreh Albert Nikolli, drejtor i Karitasit.
Por sipas drejtuesve të Karitasit kjo është një fazë e parë e cila ka si qëllim ardhjen në ndihmë kryesisht familjeve të varfëra dhe më pas ndihma do të vazhdojë dhe pasi të jetë larguar uji nga banesat.
Top Channel