Aleanca për Kosovën e Re ka mbyllur fushatën elektorale duke u bërë thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhj e të votojnë masivisht këtë koalicion.
Lideri i AKR citoi deklaratën e ish-presidentit amerikan Bush, se Kosova duhet të jetë e pavarur, ka qenë meritë e lobimit të tij.
Në fjalën e saj kandidatja për kryeministri, Mimoza Kusari Lila premtoi se në qeverisjen e ardhshme do të ketë një zhvillim ekonomik të qendrueshëm që do ta nxjerrë vendin nga izolimi.
Aleanca për Ardhmërin e Kosovës ka zgjedhur Gjakovën për të mbyllur fushatën e saj elektorale.
Përveç kritikave që kanë qeverisur Kosovën gjatë 3 vjeçarit të fundit, zyrtarët e kësaj partie kanë shpalosur edhe njëherë programin për qeverisjen e AAK-së.
Ferizaj ishte qyteti ku Lidhja Demokratike e Dardanisë ka zgjedhur të mbyllë fushatën e saj elekotrale. Kreu i LDD-së citoi një dhënie të ish-presidentit amerikan Bill Klinton se NATO e çliroi Kosovën, ndërsa kosovarëve u mbetet të ndërtojnë shtetin dhe demokracinë, gjë që sipas tij edhe pas 11 vjetësh nuk është realizuar.
Lëvizja Vetëvendosje zgjodhi sheshin kryesor të Prishtinës për të mbyllur fushatën e saj elektorale, ku qindra simpatizantë me flamuj kuqezinj ishin mbledhur në këtë shesh.
Drejtuesit e kësaj lëvizje kritikuan ashpër qeverisjen 10 vjeçare, ku mes të tjerash qeverisjen Thaçi e cilësuan si një sistem tiranie e diktature.
Në këtë tubim mbajt fjalën edhe ish-ambasadori i OSBE-së, Uilliam Uollker, i cili bëri një paralelizëm mes regjimit të Millosheviçit dhe qeverisjes Thaçi. Sipas tij keqqeverisja dhe korrupsioni në çdo institucion ka dëmtuar njerëzit e Kosovës po aq sa e kishte dëmtuar Millosheviçi Kosovën.
Fryma e Re mbylli fushatën elektorale duke u bërë thirrje qytetarëve për të votuar FER-in. Drejtuesit e kësaj partie uruan që politika dhe politikanët e vjetër t’i takojnë historisë së herët të shtetit të ri.
Drejtuesit e FER premtuan rikthimin e dinjitetit të popullit të Kosovës dhe ndërtimin e një shteti të ri me një ekonomi të qendrushme dhe mirëqenie për të gjitha shtresat e qytetarëve.
Top Channel