Partitë politike në Kosovë duket se po kopiojnë ato shqiptare në kryerjen e fushatës, duke mos deklaruar burimin e financimeve.
Avni Zogiani, përfaqësues i organizatës “Cohu”, tregon metodat që kanë përdorur subjektet politike në fushatën elektorale për zgjedhjet e 12 dhjetorit.
“Kompani të ndryshme marketingu bëjnë fushatën e partive dhe kur kjo parti merr pushtetin, këto kompani fitojnë dy ose tre tendera”, deklaron Zogiani.
Sipas tij, politikanët, kryesisht ata që u përkasin partive të mëdha, janë përpjekur të blejnë votën duke u ofruar ndihma të vogla financiare qytetarëve.
“Më së shumti kohëve të fundit shpenzohet për blerjen direkte të votës. Paguhet kryetari i fshatit, si dhe shpërndahen karta të rimbushjes elektronike për qytetarët. Këto janë forma ordinere, por që përdoren nga partitë e mëdha”, ka shtuar Zogiani.
Top Channel