Pas përfundimit të fushatës zgjedhore 10 ditore, Kosova është në heshtje politike për t’ia lënë qytetarëve fjalën ditën e dielë.
Dita e premte i dha fund fushatës së nisur më 1 dhjetor, periudhë në të cilën partitë dhe subjektet e tjera politike shpalosën para elektoratit kosovar programet e tyre për qeverisjen e vendit.
“Demokracia në Veprim”, e cila ngarkoi vëzhgues për mbikqyrjen e fushatës elektorale dhe të gjithë proçesit zgjedhor, përfshirë edhe ditën e votimit, komunikoi ditën e premte se fushata elektorale në Kosovë ishte një proçes i qetë, korrekt e demokratik.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me anë të kryetares, Valdete Daka njoftoi se ka gati të gjithë materialin e nevojshëm për mbarëvajtjen e proçesit. Daka tha se materialet do të nisin të shpërndahen ditën e shtunë dhe në orët e para të ditës së dielë.
Top Channel