Josipovic: Gjykim të drejtë për Sanader
11/12/2010 12:00
Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic ka deklaruar se ish-kryeministri kroat Ivo Sanader duhet të ketë një gjykim të drejtë, pa presione të politikës, publikut apo mediave.
Duke komentuar arrestimin e Sanader në Austri, Josipovic është shprehur se kjo është një ngjarje që nuk i bën mirë imazhit të Kroacisë.
“Është një dëm që ka ndodhur, por është ashtu sic është”, ka pohuar presidenti kroat.
Ish-kryeministri Sanader u arrestua në Salzburg të Austrisë, pas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga prokuroria kroate.
Ai akuzohet se gjatë kohës që ka qenë kryetar qeverie ka abuzuar me anë të detyrës duke favorizuar disa kompani.
Top Channel