Zgjati 72 orë kërkimi i shtetasit 24 vjeçar shqiptar Leonard Grifsha i cili duket se është autori i vrasjes së një vajzë kubaneze me të cilën ishte i fejuar.
Disa dëshmitarë e patën njohur shtetasin shqiptar teksa me nëntë plumba vrau në qendër të qytezës se Bagna Lucces gruan e re që siç duket donte të ndërpriste lidhjen me të.
Me sa dihet deri tani vetëm aresyeja pasionale mund të shpjegojë këtë xhest kaq të rëndë të kryer në mes të ditës e në mënyrë kaq demonstrative.
Kryqi i kuq ka aktivizuar banorët e zonës për mbledhjen e fondeve të nevojshme për të kthyer trupin e saj në atdhe.
Që ditën e martë, kur ndodhi kjo ngjarje që tronditi shumë këtë qytezë në Toscanë, forcat e rendit e kërkuan menjëherë shtetasin shqiptar në pyjet përreth dhe dukej e habitshme që ai ishte zhdukur pa lënë gjurmë.
Por arratia e tij zgjati vetëm tre ditë.
Top Channel