Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, dy të vdekur

11/12/2010 08:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë me pasojë vdekjen e dy të rinjve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit dy kilometra nga fshati Mashkullor.

Në vendngjarje kanë humbur jetën Adrian Mamo, 28 vjeç, nga Gjirokastra dhe Altea Hoxha, 22 vjeç, studente nga Burreli.

Dy të rinjtë udhëtonin me shpejtësi të madhe në një mjet tip BMW me targa Tr 3076 T.

Makina është përlasur në mur dhe më pas ka përfunduar në një fushë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA