Vijojnë operacionet e ndihmës në Shkodër

10/12/2010 11:55

Niveli ujërave në Shkoder ka vijuar rënien edhe pse një natë më parë pati stuhi dhe reshje shiu të forta.

Shkak per uljen eshte bere ulja e shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejes, ne te cilin prurjet jane 1400 meter kub ne sekonde ndersa shkarkimet jane po kaq.

Ne zonen e permbytur vijojne operacionet e ndihmes per banoret e izoluar. Ne qytetin e Shkodres kryefamiljaret e familjeve te permbytura vijojne te terheqin ndihmat prane shkollave ne menyre te organizuar.

Ndersa ne fshatrat e rrethuara nga uji vijon puna e forcave te ushtrise te cilat me ate te helikoptereve apo varkave dhe gomoneve po shperndajne ndihma. Sipas Shtabit te Emergjences edhe pse ujërat jane terhequr ne disa vende, ende 4660 banesa jane te permbytura, 3493 jane me prezence uji dhe 14210 persona jane evakuuar duke braktisur shtepite e permbytura.

Niveli liqenit te Shkodres ka shkuar ne 9.71 metra ndersa niveli lumit Drin te Ura e Bahçallekut eshte 9.42 metra.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA