Analistët e politikës kosovare u mblodhën në natën e tretë të ciklit të emisioneve “Kosova Zgjedh” të Top Shoë, për të komentuar dhe analizuar hollësisht fushatën e shkurtër zgjedhore dhe skenaret e mundshëm pas zgjedhjeve të 12 dhjetori.

Analistët thanë se në Kosovë, gjatë kësaj periudhe të shkurtër të fushatës zgjedhore nuk është paraqitur një program i mirëfilltë qeverisës dhe se ndarja në filozofi në të majtë dhe të djathtë të partive në Kosovë nuk janë formuar.

Mentor Nazarko, njohës i politikës kosovare tha se në fushatë është vërejtuar retorika për të sulmuar PDK-në duke e identifikuar atë me gabimet e qeverisjes, kur në bashkëqeverisje me të ishte edhe LDK.

Në studio u analizuan edhe programet ekonomike të secilës parti, si dhe mundësitë për koalicionet postzgjedhore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA