Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk reshti së premtuari për rreth 45 minuta mitingun përfundimtar të partisë në kryeqytetin kosovar.
Ai ka qenë i vetmi që ka folur nga zyrtarët e partisë dhe ka shpallur fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 12 nëntorit.
Thaçi i shoqëruar me ovacione të shumta që shpesh kanë pamundësuar dëgjimin e fjalimit të tij, ka premtuar hapjen e 5 universiteteve të tjera publike në qytete të ndryshme.
Ndërkaq duke i bërë një rezyme të gjitha premtimeve partiake ka thënë se në vit do të ketë në buxhetin e Kosovës 150 milionë euro më shumë nga lufta e kriminalitetit.
Edhe një herë Thaçi ka premtuar rritjen e pagave për 50 përqind duke thënë se dita e zgjedhjeve është një ditë historike pas pavarësisë së Kosovës.
Top Channel