Tepelenë, i dënuari nuk kthehet në qeli
10/12/2010 10:30
Një i dënuar në burgun e Bëncës në Tepelenë nuk është kthyer në qeli pas lejes treditore.
Sipas informacioneve të fundit Besnik Kreci, i dënuar me 10 vjet heqje lirie për vjedhje, mori leje për të vizituar familjarët e tij.
30-vjecari është larguar në drejtim të paditur dhe policia ka nisur kërkimin për të.Kreci vuante dënimin për grabitje me dhunë në kufirin shqiptaro-grek.
Top Channel