Shtrenjtohet gazi dhe nafta

10/12/2010 15:55

Këte dimër qytetarët duhet të paguajnë më shtrenjtë për lëndët djegëse cmimet e të cilave janë rritur së tepërmi.

Prej me shume se dy javësh ne treg cmimi i gazit te lengshem qe perdoret per ngrohje dhe gatim eshte rritur me rreth 10 leke per kilogram.

Cmimet e shitjes me shumice per gazin variojne nga 135 ne 138 lek/kg. Importuesit e gazit thone se rritja e cmimeve ka ardhur per 3 arsye kryesore, e para eshte rritja e cmimeve ne bursat nderkombetare, ku cmimi shkon deri ne 1055 dollare/ton. Ndërkohë zhvlerësimi i lekut kundrejt dollarit ka rritur koston e gazit. Importuesit thone se edhe pengesat qe po hasin ne perpunimin e anijeve ne portet kryesore eshte bere shkak per rritjen e cmimit.

Rritje te cmimit kane pesuar edhe karburantet. Ne pikat e shitjes me pakice, cmimi i nje litri nafte diesel ka arritur deri ne 157 lekë, duke u rritur brenda nje jave me me shume se 10 leke per liter.

Duket se per momentin shqiptareve u leverdis te perdorin lende drusore per ngrohje apo gatim. Tregtarët thone ka rritje te shitjeve te sobave me dru. Cmimi i drurit varion nga 2300-2500 lek nje meter kub, aq sa ke qene edhe nje vit me pare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA