Kuvendi i Maqedonisë do të diskutojë të hënën e ardhshme mbi propozimin e partive të opozitës, kryesisht LSDM-së, për shpërndarjen e Parlamentit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave në seancën tjetër të ardhshme, që parashikohet të jetë më 27 dhjetor, do të diskutohen edhe propozimet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Autore e këtyre nismave është partia e Branko Cervenkovskit, e cila mbështetet nga partitë e tjera opozitare, përfshirë ato shqiptare.

Por mazhoranca maqedonase, duke parë numrin e deputetëve që ka në dispozicion, shpreson që këto propozime të mos miratohen.

Vetë kryeministri Gruevski deklaroi pak ditë më parë se nuk ka motive të forta për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA