Shkodra në darën e të ftohtit

10/12/2010 15:00

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka vështirësuar jetesën e mijëra familjeve në zonën e Nënshkodrës.

Në 8 komuna të përmbytura situata po rendohet per ata banore qe kane qendruar ne shtepite e permbytura, me prezence uji apo te rrethuara nga uji per shkak te pamundesise qe ata kane per t’u ngrohur.

Ujërat kane shkaterruar rezervat drusore ndersa energjia elektrike mungon. Gjate diteve te permbytjes ne kete zone nuk ka patur furnizim me gaz apo lende te tjera te djegshme per te siguruar ngrohjen.

Ne situate te veshtire jane edhe familjet e permbytura ne zonen e qytetit. Ende shume lagje jane nen uje ndersa temperaturat rane ndjeshem. Siperfaqja e permbytur nga zbritur ne 11 800 hektare toke dhe jane 4666 shtepi te permbytura. Ne qytet vijon skema e re e shperndarjes se ndihmave neper shkolla.

Kryefamiljaret marrin ushqimet dhe ndihmat me liste duke paraqitur nje dokument identifikimi. Ndihmat jane kryesisht ne ushqime, buke, vaj oriz, sheqer dhe produkte te tjera ushqimore.  

Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ka vizituar stacionin e pompave te ujesjellesit te shkodres qe i ka shpetuar permbytjes. Pasi kritikoi qendrimet e opozites Topalli vleresi reagimin e banoreve te zonave te permbytura.

Nderkohe ne terren pervec shtabit te emergjences edhe individe dhe subjekte politike po shperndajne ndihma. Drejtuesja e socialisteve te Shkodres ka bere thirrje per ndihme banoreve te zones se Livadheve dhe ka kerkuar verifikim te drejte te demeve.

Niveli ujit gjate se premtes ka rene disa centimetra ne qytet por ende eshte shume larg terheqjes perfundimtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA