Uashingtoni zyrtar vlerëson se menaxhimi i mirë i zgjedhjeve të 12 dhjetorit do të jetë një hap i madh përpara për Kosovën, në konsolidimin e shtetit të saj.

“Nëse zgjedhjet do të jenë të lira, të drejta dhe të qeta, atëherë Kosova do të bëjë një hap gjigant përpara drejt legjitimitetit ndërkombëtar”, citohet sekretarja e Shtetit Hillary Clinton nga “RTK”.

Të njëjtin mesazh u ka përcjellë autoriteteve dhe popullit kosovar edhe bashkëpunëtori i saj, Philip Gordon.

“Kosova është një shembull që tregon se në një kohë të shkurtër mund të arrihet një progres i jashtëzakonshëm në forcimin e demokracisë”, ka pohuar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA