SHBA, gjykata dënon tre oficerë policie

10/12/2010 10:35

Një juri federale në Shtetet e Bashkuara ka dënuar tre oficerë policie dhe ka shfajësuar dy të tjerë lidhur me vrasjen e një personi pasi uragani “Katrina” kishte përmbytur Nju Orlinsin në vitin 2005.

Juria dënoi oficerin David Warren për keqtrajtimin dhe qëllimin me armë të 31-vjecarit Henry Glover.

Oficeri tjetër Gregory McRae është dënuar se ka djegur trupin e viktimës pas vrasjes, ndërsa togeri Treavis McCabe sepse kishte shkruar një raport të rremë mbi ngjarjen.

Ndërkohë, togeri Dëayne Scheuerman dhe ish-kolegu i tij Robert Italiano janë shfajësuar nga të gjitha akuzat.

Gjyqi është i pari i një seri cështjesh që janë hapur ndaj policisë së Nju Orlinsit, për abuzime të kryera pas uraganit, që bllokoi mijëra banorë në shtëpitë e përmbytura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA