Sakineh, mediat iraniane mohojnë lirimin

10/12/2010 08:00

Televizioni iranian në gjuhën angleze, Press TV ka përgënjeshtruar sot lirimin e Sakineh Mohammadi Ashtiani.

Sipas burimit, gruaja është dërguar në banesën e saj vetëm për të realizuar një program që do të transmetohet mbrëmjen e sotme.

Lajmi për lirimin e Sakineh u dha ditën e djeshme nga një komitet kundër dhunës ndaj grave me seli në Gjermani.

Gruaja është dënuar me goditje me gurë deri në vdekje nën akuzën e tradhtisë bashkëshortore dhe më pas vrasjen e të shoqit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA