Piratët tërhiqen nga sulmi ndaj Amazon

10/12/2010 09:55

Aktivistët pro-Wikileaks kanë hequr dorë nga planet për të gjunjëzuar web site-in e shitjeve on line, Amazon, si dhe faqen tjetër PayPal.

I ashtuquajturi grupi i Anonimëve kishte bërë thirrje për të sulmuar web site-n në fjalë në orën 16:00, por ka ndryshuar planet duke deklaruar se nuk ka forcë për ta bërë një gjë të tillë.

Faqja Amazon.com ishte vënë në shënjestër pasi kishte tërhequr shërbimet e saj për faqen më të përfolur të momentit, Wikileaks.

Ndërkohë, në Holandë, një djalë adoleshent është arrestuar lidhur me sulmet informatike. 16-vjecari u prangos nga njësia e posacme kundër krimit elektronik të Hagës, pasi dyshohet të ketë marrë pjesë në sulmet ndaj kompanive të kartave të kreditit, Visa dhe MasterCard.

Një program që u mundëson kompjuterave që t’u bashkohen sulmeve të koordinuara kundër web site-ve anti-Wikileaks raportohet se është shkarkuar mbi 31 mijë herë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA