Për të gjashtin vit radhazi Top Channel nepermjet faqes zyrtare te internetit, nis me 10 dhjetor sondazhin per te perzgjedhur Personazhin e Vitit.
Kushdo mund te votoje per t’i dhene kete titull personit publik te preferuar.
“Faza e parë që hapet më 10 dhjetor deri më 20 dhjetor është një votim i hapur ku cdo vizitor i faqes sonë është i lirë të zgjedhë 5 emrat më të spikatur gjatë vitit 2010.Mënyra për të përzgjedhur personazhin e vitit është tashmë e njohur. Në faqen zyrtare www.top-channel.tv mudn të gjeni hapësirën “Personazh”. Aty shkruhen pesë emrat e përzgjedhur nga vizitori, shkruhet edhe një adresë e-maili që shërben si identifikim, por edhe per te evituar votimin e shumëfishtë”, shpjegon webmasteri i faqes, Igli Gjelishti.
Ne fazen e dyte, qe nis 20 dhjetor, Departamenti i Informacionit do te propozoje dhjete emra te tjere personazhesh publike, te cilet do t’i bashkangjiten 10 personave me te votuar nga publiku. Personazhi i Vitit do te shpallet me 31 dhjetor.
Top Channel