Shumë simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të ardhur edhe nga e gjithë Kosova u mblodhën në sallën e sportit 1 tetori në Prishtinë për të mbyllur fushatën elektorale.

I porsa kthyer nga Amerika në tubimin përmbyllës të LDK-së mori pjesë edhe ish presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu të cilit iu kishte rezervuar një vend në radhën e parë.

Ai u prit me brohoritje nga masa e cila më pas thirri emrin e kryetarit aktual Isa Mustafa.

“Qytetarët tanë kanë vetëm dy opsione të votojnë LDK që ju ofron sigurimin e kushteve që ne të integrohemi në Evropë, apo të votojnë ata që kanë bërë gabime deri më tani”, është shprehur Mustafa.

Teksa i ftoi qytetarët të votojnë LDK-në, ai tha se elektorati këtë herë i ka dy mundësi të votojë LDK-në apo të vazhdojë t’i votojë ata që sipas tij, deri më tani kanë keq qeverisur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA