Iran, lirohet Sakineh

10/12/2010 01:35

Kanë marrë fund peripecitë nëpër burgjet iraniane të Sakineh Muhamedi Ashtiani, gruaja e cila ishte dënuar me vdekje me anë të ekzekutimit me gurë në shesh.

Ashtiani është rikthyer në shtëpinë e saj në qytetin e Tibrizit në veri-perëndim të Iranit.

Ajo është lënë e lirë nga autoritetet vendase pas ndërhyrjes së shumë organizatave të të drejtave të njeriut dhe të rolit të vendeve perëndimore, kryesisht Italisë. Edhe televizoni shtetëror iranian ka njoftuar se do të mbajë një emision kushtuar Ashtianit.

Sakineh Ashtiani u shpall fajtore për tradhëti bashkëshortore dhe për bashkëpunim në vrasjen e bashkëshortit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA