Dhuna në familje

10/12/2010 19:50

Është shprehur ashpër ndaj krimit në familje kryeministri i vendit Sali Berisha në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

“Krimineli është kriminel dhe kur kryen me vetëdije një krim ai është i shëmtuar, por monstër i vërtet është ai që vret gruan. Ju jap fjalë që sa të jem në politikë që ata që kalojnë në formë esktreme dhunën të kenë një dënim të përjetshëm dhe përfundimtar në ligjet e këtij vendi”, është shprehur Berisha.

Duke cituar nene të ligjeve, kryeprokurorja Ina Rama ka kërkuar nga prokurorët të jenë të ashpër veçanërisht në shqyrtimin e rasteve të krimit në familje.

“Të ashpërsohet politika penale duke kërkuar masa dënimi në kufijt maksimalë të përcaktuara nga Kodi Penal për veprën penale për të cilën proçedohet”, tha Rama.

Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut autoritetet kanë kërkuar që denoncimi i dhunës në familje të shndërrohet në çështje dinjiteti dhe gratë duhet të mos tolerojnë askënd, por t’i drejtohen menjëherë organeve kompetente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA