Serbia ka tërhequr vendimin e saj për të bojkotuar ceremoninë e ndarjes së cmimit Nobël për Paqen, që do të zhvillohet sot në Oslo.

Avokati i Popullit, Sasha Jankovic do të marrë pjesë në ceremoni, duke iu përgjigjur kështu mbarë opinionit publik në Serbi.

Më herët ministri i Jashtëm Vuk Jeremic njoftoi se vendi i tij nuk do ta ndiqte ceremoninë për shkak të lidhjeve të ngushta me Kinën.

Ditën e djeshme, qeveria e Pekinit paralajmëroi vendet e botës se, pjesëmarrja në ceremoni do të thotë mungesë respekti ndaj Kinës.

Por kryeministri serb, Mirko Cvetkovic mori një vendim tjetër, duke zgjedhur që në kryeqytetin norvegjez të dërgojë Avokatin e Popullit.

Cmimi Nobël për Paqen i është dhënë disidentit kinez Liu Xiaobo, i cili ndodhet në një burg të Kinës, e cila e akuzon si nxitës të protestave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA