Aleanca Kosova e Re dhe aleatët e tjerë të Koalicionit për Kosovë të Re qëndruan në ditën e 9- të fushatës elektorale në Viti, Han të Elezit, dhe në Drenas.
AKR me aleatët e saj të enjten premtuan para qytetarëve të komunës së Vitisë se nëse ata do të udhëhiqnin Kosovës do të rrisin ekonominë e Kosovës 8 përqind për çdo vit dhe rritjen e punësimit.
Ndërsa, e nominuara për kryeministre, Mimoza Kusari Lila kritikoi qeverinë që sipas saj jo vetëm që nuk e ka luftuar korrupsionin, por e ka instaluar këtë dukur për shoqërinë kosovare.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të enjten përmbylli fushatën elektorale për Prishtinë.
Drejtues të kësaj partie u bënë thirrje që të votojnë për numrin 43, për siç thanë ata “për të mirën e vendit dhe të tyren”.
Ukë Rugova kritikoi LDK-në se po përdorë figurën e Ibrahim Rugovës ndërsa në anën tjetër nuk po veprojnë si ai, që bënte bashkime, e jo ndarje.
Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje vazhduan fushatën elektorale në qytetin e Podujevës, nga të cilët u kërkua që të mos mbështesin, siç thanë ata, politikanët që e kanë shndërruar vendin në bastore.
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti tha se me këtë lëvizje truproje do të kenë vetëm prokurorët e jo edhe politikanët.
Para llapjanëve foli edhe Uilliam Ualker i cili u bëri thirrje që të votojnë njerëzit e rinj që do të punonin për interesin e qytetarëve.
Drejtues të partisë Fryma e Re vizituan qytetin e Vushtrisë, ku kritikuan qeverinë për dështimin e privatizimit të ndërmarrjeve në këtë komunë.
Bartësi i listës për deputetë nga kjo parti Ilir Deda, premtoi se me FER-in në qeveri do të ndryshohet kjo situatë.
Po ashtu drejtues të FER-it qëndruan edhe në Mitrovicë. Me rastin e ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit ata kritikuan qeverinë e Kosovës për siç thanë ata mungesën e vullnetit për të luftuar korrupsionin.
Top Channel