Berisha: Rama, protestë për karrige

10/12/2010 14:10

Në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha falenderoi deputetët e të tërë spektrit politik që u janë gjendur pranë banorëve të zonave të përmbytura jo vetëm në Shkodër, por edhe në Vlorë, Fier, Elbasan apo Librazhd. (UPDATE)

Por kryeministri shigjetoi kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama se po kërkon të përfitojë kapital politik nga situata.

“Dua të shpreh më shumë se keqardhjen time për ata të cilët që në fillim të përmbytjes dhe deri më sot përpiqen të krijojnë kapital politik duke organizuar protesta në një kohë kur Shkodra mbytet, por jo për Shkodrën, por për karrigen e tyre. Mësoje zoti Rama se Shkodrës kurrë nuk ia ka prekur shpresat, edhe atëherë kur Shkodrës i rezervuan shekuj dhe mijëvjeçar burgje, terrrorin më të egër. Shpresa e mbajti gjallë qytetin”, është shprehur Berisha.

Partia Socialiste reagoi duke thënë se dështimi i qeverisë nuk mund të mbulohet me shpifje për opozitën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA