Regjimi i Birmanisë mund të jetë duke ndërtuar raketa dhe centrale bërthamore në disa lokalitete të largëta, me ndihmën e Koresë së Veriut.
Kështu thuhet në një dokument sekret të SHBA, të publikuar nga faqja e internetit Wikileaks.
Dokumenti në fjalë citon dëshmitarë që deklarojnë se punëtorët koreano-veriorë po ndihmojnë Birmaninë për të ndërtuar një bunker nëntokësor në një xhungël të largët.
Lajmi në fjalë tregon shqetësimin se junta ushtarake mund të jetë duke u përpjekur për të ndërtuar një armë bërthamore, pavarësisht se ajo e mohon këtë gjë.
Wikileaks ka publikuar deri tani mbi 1100 dokumenta nga 251 mijë të tilla që zotëron. Disa prej tyre, që janë shkruar në gjashtë vitet e fundit, sugjerojnë se disa biznesmenë të huaj kanë parë prova për ndërtimin e impianteve të tilla.
Top Channel