Nuk ka zgjatur shumë arratia e ish-kryeministrit kroat, Ivo Sanader. Sanader është prangosur në Austri në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kroate.

Lajmi i prangosjes së ish-kryeministrit është publikuar mbrëmjen e sotme nga mediat kroate. Sanader akuzohet nga drejtësia vendase për korrupsion dhe abuzim me detyrën, akuza këto që në rast se vërtetohen mund t’i kushtojnë atij disa vite burg.

Ekspertët flasin për një proçedurë të komplikuar ekstradimi të Sanader e cila mund të zgjasë disa javë, madje muaj.

Kroacia pas ardhjes në pushtet të kryeministres, Jadranka Kosor dhe në prag të anëtarësimit në BE i ka shpallur luftë të pakompromistë korrupsionit, ku pas hekurave deri më tani kanë përfunduar ish-ministra e ish-zyrtarë të lartë vendas. Sanader në rast burgosjeje do t’i bashkohej kësaj liste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA