Autoriteti i Konkurencës i kërkon Ministrisë së Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit të liberalizojë sa më parë tregun e shërbimit 3G.
Sipas këtij enti, kjo masë është e nevojshme për rritjen e konkurueshmërisë në sektorin e komunikimeve elektronike.
Autoriteti konkurencës kërkon që të jepen po aq liçensa sa është edhe numri i operatoreve të telefonisë celulare në treg.
Sipas autoritetit, duhet që liçensat të jepen në të njëjtën kohë dhe duke ndjekur të njëjtën proçedurë si për dhënien e liçensës së parë, në mënyrë që të garantohet konkurenca e lirë për këtë shërbim.
Drejtuesit e këtij enti propozojnë gjithashtu që AKEP-i të rregullojë tarifat e shërbimit, të orientuara drejt kostos.
Rreth një muaj më parë Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare zhvilloi tenderin për dhënien e liçensës për shërbimin 3G.
Në këtë tender morrën pjesë vetëm 2 kompani dhe liçensa iu dha Vodafone, e cila bëri dhe ofertën më të mirë, prej 31.4 milionë euro.
Dhënia e një liçense të vetme është kundërshtuar edhe nga vetë kompanitë celulare që operojnë në treg, të cilat kërkuan dhënien e 4 liçensave.
Top Channel