Maqedonia ka pikëpamje dhe shpjegime të arsyeshme për gjuhën maqedonase dhe emrin e shtetit të saj, por duhet të bëjë lëshime për disa çështje, siç është ajo e emrit të aeroportit të Shkupit, “Aleksandri i Madh”.

Deklarata është bërë nga zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Philip Gordon, në një korrespondencë të publikuar nga Wikileaks.

Sipas kësaj faqeje të internetit, diplomati amerikan e ka shprehur qendrimin e tij në një takim me përfaqësues të lartë të BE-së, më 3 korrik të 2009-ës në Stokholm.

“Sido që të jetë qendrimi i BE-së, i drejtë apo jo, mbi cështjen e emrit duhet të arrihet kompromisi në mënyrë që të përparojë rruga e integrimit”, ka deklaruar Gordon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA