Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek ka deklaruar se procesi i heqjes së vizave për qytetarët kosovarë varet nga qeveria e re që do të dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit.

“Unë nuk mund të flas për data të caktuara. Kjo varet nga qeveria e re, se sa shpejt do të zbatojë ajo kërkesat e Brukselit”, ka pohuar Lunacek.

Ajo ka hedhur poshtë deklaratat e kryeministrit Hashim Thaci, se vizat mund të hiqen shumë shpejt, duke theksuar se nga ana e BE-së nuk ka pasur asnjë premtim.

“Këtë nuk e ka bërë askush në Bruksel, sepse nuk është reale. Kjo do të varet nga qeveria e ardhshme. Sa më shpejt t’i kryejë detyrat, aq më e lehtë do të jetë edhe për ne të bindim BE-në dhe Këshillin e Evropës”, ka pohuar Lunacek.

Më tej eurodeputetja ka shtuar se pret që zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë të jenë të lira, demokratike dhe pa manipulime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA