Tiranë, analizë e Drejtorisë së Policisë
09/12/2010 11:10
Në analizën vjetore të Drejtorisë së Policisë së Tiranës rezultoi se në 12 muajt e fundit janë regjistruar 4679 vepra penale dhe janë zbuluar 3739 prej tyre.
Sipas të dhënave zyrtare janë kryer 76 operacione policore dhe janë sekuestruar 4.6 kg heroinë, e po ashtu janë evidentuar 626 vepra penale në fushën e krimit ekonomik, 148 prej të cilave për korrupsion.
Analiza e policisë së Tiranës vëren një rritje të veprave penale, krahasuar me vitin e kaluar.
Top Channel