Shkodra, nevojë urgjente për ndihma

09/12/2010 15:05

Organizimi i shpërndarjes së ndihmave për zonat e përmbytura në Shkodër, prane shkollave ka krijuar grumbullime të mëdha të familjarëve që kërkojnë të furnizohen.

Në shkollën “Ndre Mjeda” në qytetin e Shkodres janë grumbulluar banorët e disa lagjeve të qytetit, kryesisht asaj të Xhabijes. Ata me ane te listave dhe duke dhene identitetin e tyre terheqin pakot me ushqime dhe uje te pijshem dhe pajisje te tjera qe jane grumbulluar per t’ju shperndare banoreve qe ndodhen ne banesat e permbytura nga uji.

Nenkryetari bashkise se Shkodres Ridvan Troshani ka shpjeguar skemen e re e cila sipas tij synon shperndarjen e ndihmave per te gjithe banoret qe kane nevoje.

Sipas tij, shpërndarja e ndihmave do të bëhen pranë zonave të përmbytura.

Bashkia ka vendosur ne dispozicion edhe nje numer telefoni per ankesat e personave qe mund te ngelin jashte listave qe do te hartojne kryetaret e lagjeve. Nderkohe qe terheqja e ndihmave do behet duke treguar nje dokument identiteti.

Gjate dites se enjte pati nje terheqje te bregut te liqenit nga qyteti Shkodres me 400 metra dhe renie te nivelit deri ne 18 centimetra. Nderkohe siperfaqja e permbytur eshte 11930 hektare toke, nderkohe qe uji ka nisur te shfaqet serish ne harkun e Berdices per shkak te rritjes se shkarkimeve nga Vau i Dejes me 1433 meter kub uje ne sekonde. Ne zonen e Nenshkodres ushtria ka shperndare 290 ton koncentrat per bagetite, 330 ton miell, 11,200 pako ushqimore dhe 304 ton uje te lijshem. Nderkohe ne qytetin e Shkodres jane shperndare 11 800 buke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA