Shkodër, vijojnë evakuimet

09/12/2010 12:00

Mbi 14 mijë banore të zonave të përmbytura janë evakuuar nga policia dhe ushtria për në zona më të sigurta.

Nderkohe qe niveli ujit ka pesuar renie me rreth 40 centimetra ne zonen e qytetit dhe ne disa fshatra uji eshte larguar, por ende komuna te tera jane te zhytura nen uje. Te pakte 8 komuna jane te permbytura ne zonen e Nenshkodres nderkohe qe rruget lidhese te Shkodres me Malin e Zi jane teresisht te bllokuara. Eshte hapur nderkohe rruga qe lidh Shkodren me Lezhen per shkak te renies se nivelit te ujit ne zonen e Harkut te Berdices.

Situata eshte ende kritike sepse 12.800 hektare toke jane nen uje, i cili ne disa vende ka nje thellesi prej disa metra. Megjithate ne qytet dhe ne zonen fushore niveli ka rene me 40 centimetra. Zonat ku uji eshte terhequr jane ato qe lagen nga lumi Drin. Per shkak te uljes se shkarkimeve ne Vaun e Dejes, ne komunen Kuç, ujerat jane terhequr.

Ka renie te ndjeshme te nivelit te ujit edhe ne fshatin Ashte ne disa pjese te komunes Bushat dhe ne lagjen Bahçallek. Ne terren vijojne operacionet e ndihmes, mijra familje kane nevoja urgjente per ushqime dhe uje te pijshem.

Nje pjese arrijne te sigurojne vete jetesen por shume te tjera e kane te pamundur per shkak se ujerat u kane shkaterruar gjithe pasurine ose prodhimet bujqesore dhe mundesine per te shfrytezuar blektorine. Ata kane nevoje urgjente per ndihme per te mbijetuar.

Top Channel