SHBA, Dhoma bllokon mbylljen e Guantanamos
09/12/2010 08:00
Dhoma amerikane e Përfaqësuesve ka bllokuar mbylljen e burgut të Guantanamos, duke i dhënë një goditje të ashpër një ndër politikave më të kërkuara nga presidenti Obama.
Me 212 vota pro dhe 206 kundër, Dhoma ka adoptuar një projektligj që ndalon përdorimin e fondeve publike për të kryer një transferim në tokën amerikane të 174 të dyshuarve për terrorizëm, aktualisht të mbyllur në bazën amerikane në Kubë.
Tani fjalën e ka Senati.
Top Channel