Këshilltarët e të ashtuquajturit Kuvend Komunal i Mitrovicës në veri, kanë ftuar serbët e këtij qyteti, por edhe të mbarë Kosovës, të mos dalin në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Në një deklaratë të përbashkët, ata kanë ftuar serbët në veri dhe jug të Kosovës, që të mos marrin pjesë në zgjedhjet shqiptare, sepse në të kundërt do të kontribuojnë në krijimin edhe të një shteti shqiptar në Ballkan.

“Me pjesëmarrjen në këto zgjedhje, serbët do ta legalizonin dhe legjitimonin ekzistimin edhe të një shteti shqiptar në Ballkan, dhe në këtë mënyrë do të cenonin integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, që është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me kushtetutën e Republikës së Serbisë”, është thënë mes të tjerash në këtë deklaratë.

Top Channel